Komitet e Malit te Bardhe Shihe të zmadhuar
Libra të ngjashëm
  • Goja e botës
  • Engjëj të armatosur
  • Ëndrra e sandaleve me gurë "Swarovski"
  • Ëndrra e Damokleut
  • Dosja e tmerrit
  • Boshi
  • Bolero në vilën e pleqve
  • Ëndrra dhe zhgënjime
  • Ti je e nesërmja
  • Vepra, Vëll X
  • Cili ishte gjeniu Ajnshtajn?
  • Mallkimi
  • Njeriu me dy hije
  • Kohë e pamjaftueshme
  • Vepra, Vёll I
  • Ali Pashë Tepelena
  • Hiri i vullkanit
  • Luftë e vogël e përkorë
  • Bombë në Beograd
  • Varri i braktisur
  • Valsi i lumturisë
  • Kur zemërohen yjet
  • Dreri i trotuareve
  • Apokalipsi sipas Shën Tiranës
  • Lëkura e tigrit
  • Udhë të humbura
  • Ishte njëherë një dashuri
  • Vis Vitalis
  • Koha e puthjeve
  • Hija e gurit

KOMITËT E MALIT TË BARDHË

Autori: Sazan Goliku

Botuesi: PEGI

978-9928-124-06-7

Faqe: 184

Viti i botimit: 2011

Secili prej kapitujve të romanit "Komitët e Malit të Bardhë", trajton dhe mbron ngjarje që lidhen me aspiratat e komitëve të maleve të Kosovës për të luftuar radhët e çetnikëve, xhandarëve dhe raprezaljet e tyre mbi popullin shqiptar. Ngjarjet dhe bëmat e komitëve rrëfehen në trajta e forma nga më të ndryshmet.



400 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Komente

Secili prej kapitujve të romanit "Komitët e Malit të Bardhë", trajton dhe mbron ngjarje që lidhen me aspiratat e komitëve të maleve të Kosovës për të luftuar radhët e çetnikëve, xhandarëve dhe raprezaljet e tyre mbi popullin shqiptar. Ngjarjet dhe bëmat e komitëve rrëfehen në trajta e forma nga më të ndryshmet. Autori Sazan Goliku (emri letrar i Pandeli Koçit), si njohës i mirë i dukurive të manifestuara në më shumë se një shekull, ka arritur t’i kronologjizojë bukur e natyrshëm, sa vërtet lexuesi i përjeton në mënyrën më mbresëlënëse. Në qendër të romanit është lufta dhe strategjia e ndërtuar nga komitët kosovarë për t’i detyruar forcat çetnike të largohen nga tokat shqiptare dhe për ta lënë të qetë popullin shqiptar. Figurat qendrore të romanit janë gërshetuar me të dhëna të bollshme, si në rrafshin shpirtëror, ashtu edhe në atë kombëtar, sepse tiparet e tyre flasin për njerëz që i shquajnë guximi e trimëria e rrallë, njerëz që kërkojnë që jetën ta gëzojnë pa terror, pa dhunë, pa shfrytëzim dhe pa asfarë abuzimi. Një fragment nga romani: "- Unë jam bindur se ai popull që del i gjallë nga një robëri qindravjeçare si lisi nga dimri më i egër që ka kaluar në tokë, ai popull, mbajeni mend këtë që po ju them, e vini po deshët edhe në këngë, ai popull nuk vdes më, nuk shkulet kurrë... ai është kthyer në hekur, rrënjët i ka në një det gjaku - atje është kalitur. Ky është shqiptari. Jam unë, je ti, jemi ne, janë të vdekurit e të gjallët, ata që do të vdesin e ata që do të lindin në këtë tokë... kështu, derisa të jetë bota... me të mirë e me të këqinj, me miq e me armiq... me të kamur e me të varfër..."

Titulli:Komitët e Malit të Bardhë
Autori:Sazan Goliku
Botuesi:PEGI
Faqe:184
Botuar me:2011
Pesha:0.3 Kg

Nuk ka akoma asnjë përshtypje për këtë libër.

Shkruaj përshtypjen tënde