Boshi Shihe të zmadhuar
Libra të ngjashëm
  • Goja e botës
  • Engjëj të armatosur
  • Ëndrra e sandaleve me gurë "Swarovski"
  • Ëndrra e Damokleut
  • Dosja e tmerrit
  • Bolero në vilën e pleqve
  • Ëndrra dhe zhgënjime
  • Ti je e nesërmja
  • Vepra, Vëll X
  • Cili ishte gjeniu Ajnshtajn?
  • Mallkimi
  • Njeriu me dy hije
  • Kohë e pamjaftueshme
  • Vepra, Vёll I
  • Ali Pashë Tepelena
  • Hiri i vullkanit
  • Luftë e vogël e përkorë
  • Bombë në Beograd
  • Varri i braktisur
  • Valsi i lumturisë
  • Kur zemërohen yjet
  • Dreri i trotuareve
  • Apokalipsi sipas Shën Tiranës
  • Lëkura e tigrit
  • Udhë të humbura
  • Ishte njëherë një dashuri
  • Vis Vitalis
  • Koha e puthjeve
  • Hija e gurit
  • Iluzione në sirtar

BOSHI

Autori: Besnik Mustafaj

Botuesi: TOENA

978-99943-1-600-7

Faqe: 304

Viti i botimit: 2010

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror,


800 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Komente

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror,por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve, në galerinë e minierës nga shembja; e treta, kthimi i Anës te njerëzit e afërt në Tiranë; e katërta, kthimi i Agronit te njerëzit e Anës për ta gjetur atë; e pesta, rikthimi i Agronit në qytetin verior për të kërkuar rishtazi Anën, që s’dihet se ku është. Janë edhe dy kinse tablo: Tabloja paralajmëruese, me dy vargje: Na bëjnë Pazar deri dhe hijen / E ne vazhdojmë megjithatë; Tabloja përmbledhëse, ku bëhet fjalë rishtazi për hijen që na ndjek pas, që përzihet me qenien tonë në formën e një ëndrre të keqe, që na lëndon dhe na kall frikën. Po kush na kall frikën: ai që shohim apo ai që nuk e shohim? Me këto dy kinse tablo të kornizës së romanit, fillimit dhe fundit, duket se shkrimtari na fal edhe çelësin për ta kuptuar, më në fund, "dredhinë" e tij. Toni i rrëfimit është përgjithësisht i qetë, me një vesk psikologjik, ku nuk anashkalohen ngjyrimet dramatike e, ndonjëherë, tragjike. Më së shumti, si akord bazë, zotëron qasja ironike, e kudogjendshme: edhe ndaj të tjerëve, edhe ndaj vetvetes. Ironitë bëhen therëse me patetikën dhe butaforinë "heroike" të regjimit komunist, me "pavdekësinë" e liderëve, me urimet dhe bekimet "të rrojnë sa malet", me njeriun e bindur e kokulur që nuk flet e nuk shikon, përveç asaj që thuhet dhe jepet, me individin e gëlltitur nga kolektivi, me zyrtarët që fabrikojnë gënjeshtrat, me "mbylljen në këllëf" të krejt shoqërisë dhe atrofizimin e saj, gjer dhe te "një hotel të humbur, në një qytet të humbur, midis maleve të humbura të Shqipërisë së humbur", duke e transformuar konotacionin e gjithë këtyre në tallje, e satirë të hidhur.
Titulli:Boshi
Autori:Besnik Mustafaj
Botuesi:TOENA
Faqe:304
Botuar me:2010
Pesha:0.4 Kg

Nuk ka akoma asnjë përshtypje për këtë libër.

Shkruaj përshtypjen tënde