Goja e botës Shihe të zmadhuar
Kanë blerë sëbashku me këtë libër edhe
Libra të ngjashëm
  • Engjëj të armatosur
  • Ëndrra e sandaleve me gurë "Swarovski"
  • Ëndrra e Damokleut
  • Dosja e tmerrit
  • Boshi
  • Bolero në vilën e pleqve
  • Ëndrra dhe zhgënjime
  • Ti je e nesërmja
  • Vepra, Vëll X
  • Cili ishte gjeniu Ajnshtajn?
  • Mallkimi
  • Njeriu me dy hije
  • Kohë e pamjaftueshme
  • Vepra, Vёll I
  • Ali Pashë Tepelena
  • Hiri i vullkanit
  • Luftë e vogël e përkorë
  • Bombë në Beograd
  • Varri i braktisur
  • Valsi i lumturisë
  • Kur zemërohen yjet
  • Dreri i trotuareve
  • Apokalipsi sipas Shën Tiranës
  • Lëkura e tigrit
  • Udhë të humbura
  • Ishte njëherë një dashuri
  • Vis Vitalis
  • Koha e puthjeve
  • Hija e gurit
  • Iluzione në sirtar

GOJA E BOTËS

Autori: Zija Çela

Botuesi: TOENA

978-99943-1-622-9

Faqe: 448

Viti i botimit: 2010

Ne ishim mësuar që të shihnim ëndrra të përbashkëta, ose ëndrra që kalonin nga njëri te tjetri,



900 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Komente

Në romanin “Goja e botës” autori arrin shkallën më të lartë të metaforizimit të realitetit, vetëm se lexuesi mund të ndalet ndonjëherë dhe të mendojë, se cili mund të jetë funksioni i një metafore që ka objekt jo shumë të qartë reference. Që në titull, “Goja e botës”, kemi një shkapërcim logjik dhe gjuhësor, i cili paralajmëron shkapërcime të tjera në rrëfim dhe në prosede. Sintagma e titullit, e përdorur në komunikim të zakonshëm si “gojët e botës”, do të duhej të sugjeronte thashethemet, të cilat do të mund të ishin variantet e ndryshme të rrëfimit për të njëjtën ngjarje. Në të vërtetë, kjo ndodh edhe në roman, por autori nuk dëshiron të ndalet këtu. Sintagmës, duke e vënë në titull me kuptim të shkapërcyer dhe në pikëpamje ortografike duke e bërë botën emër të përveçëm, në këtë rast i jepet konotacion më i gjerë. Kjo “gojë e botës” është zhvendosje në abstraksion i një subjekti me rreth kuptimor realist, është intriga kontemporane ndaj Fifarës së mbyllur në metaforën e saj surrealiste, një vend imagjinar, i cili jeton i patrazuar në iluzionet e tij. Në të vërtetë, komploti ndaj Fifarës dhe banorëve të saj vjen nga një subjekt i amshuar i letërsisë, nga “Hamleti”. Përgjatë tërë rrëfimit, Fifara luhatet ndërmjet tragjedisë së paevitueshme dhe të një talljeje cinike, e cila nuk është e autorit, por është e vetë fifarasve, që duan të maten me botën, duke e bërë “të tyrin” një subjekt të përbotshëm, siç është “Hamleti” i Shekspirit. Vrasja e njëmendët në skenë e aktorit që luan Hamletin, tregon se banorët e këtij vendi imagjinar, por me konotacione të qarta ambientale vendore, nuk dinë ta ndajnë lojën në teatër nga jeta të cilën e jetojnë. Me prirjen e tij për të ndërtuar ambiente dhe situata metaforike, me këtë roman Zija Çela shkon një hap më tej. Shkalla e abstraksionit këtu njeh dimensione të reja, metafora me kuptim dhe mesazh universal është po ajo e romaneve të mëparshëm, “Las Varrezas” dhe “SOS një buzëqeshje”, vetëm se idetë këtu çojnë në të tjera hamendësime dhe mesazhe që interferojnë ndërmjet filozofisë ekzistencialiste dhe aktualitetit autentik.

Titulli:Goja e botës
Autori:Zija Çela
Botuesi:TOENA
Faqe:448
Botuar me:2010
Pesha:0.55 Kg

Nuk ka akoma asnjë përshtypje për këtë libër.

Shkruaj përshtypjen tënde