Alkimisti Shiko nga afer

Alkimisti

978-99927-1-791-2

Paulo Coelho

TOENA

0.36 kg

198

2003

Ky roman magjepsës i Paulo Coelho-s ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë. Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja, për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat.

Me shume detaje

700 L

Pershkrimi

Gjatë rrugës ai takoi një grua të re cigane, mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën.

Por ajo çka nisi si një aventurë djaloshare përfundoi me mësimin se thesari gjendej pikërisht në pragun e shtëpisë së tij. E brishtë, ndjellëse dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.

 

Komente mbi librin

"Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë. 'Alkimisti' i Paulo Coelho-s është tamam libri që tashmë mban statusin e romanit modern por klasik."

 

Rreth autorit

 

Paulo Coelho lindi në Rio-de-Zhanejro, më 1947.

Ai është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Veprat e tij, të botuara në më shumë se 170 vende dhe të përkthyera në 80 gjuhë, janë shitur mbi 175 milionë kopje në të gjithë botën. 

Midis 115 çmimeve të rëndësishme që ka marrë autori, mund të përmendim: titullin prestigjioz "Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit", i dhënë nga qeveria franceze, si dhe "Medalja e Artë" e Galicisë. Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Atij iu dha titulli "Lajmëtar i Paqes" nga OKB-ja, më 2007.

Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë sjellë në qarkullim nga Botimet Toena, përmendim: "Alkimisti", "Mali i pestë", "Veronika vendos të vdesë", "Djalli dhe zonjusha Prym", "Njëmbëdhjetë minuta", "Manuali i luftëtarit të dritës", "Pelegrini i Kompostelës", "Zahiri", "Shtriga e Portobellos", "Buzë lumit Piedra u ula dhe qava", "Fitimtari është i vetëm", "Brida", "Alef", si dhe librin e tij të fundit "Shkelja e kurorës" (Adultério), i cili është futur në listat e librave më të shitur në mbarë botën. Deri tani, të drejtat për përkthim të këtij romani janë shitur në 45 gjuhë.

Paulo Coelho është shkrimtari me më shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Vleresime

Shkruaj nje koment

Alkimisti

Alkimisti

Ky roman magjepsës i Paulo Coelho-s ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë. Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja, për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat.