Mikesha Shihe të zmadhuar
Libra të ngjashëm
  • Mbretërit e vrarë
  • Nga Nairobi në Shenzen
  • Vera në Algjer
  • Mashtrim fatsjellës
  • Vitet e Iluzioneve
  • Klubi Dyma
  • E Vetmja Rrugë
  • Arturo UI
  • Seksi dhe Qyteti
  • Vendi pa emër
  • Profecia e Fundit
  • Sekreti i tretë
  • Bunker
  • Kozeta
  • Tymi
  • Dallëndyshet e Kabulit
  • Atentatorja
  • Sirenat e Bagdadit
  • Dimërimi në Akull
  • Pesë javë në balonë
  • Rreth Botës për 80 ditë
  • Vetem nje here ne jete
  • Gjeniu i një nate
  • Zgjimi, Ditari i Vampirit 1
  • Lufta, Ditari i Vampirit 2
  • Tërbimi, Ditari i Vampirit 3
  • Zgjedhja
  • Kapedan Mihali
  • Vizion në të bardhë
  • Një ëndërr amerikane

MIKESHA

Autori: Simone de Beauvoir

Botuesi: PEGI

Faqe: 442

Viti i botimit: 2015

“Mikesha” është një roman i autores franceze Simone de Beauvoir, i botuar për herë të parë në vitin 1943. Romani është një rrëfim autobiografik letrar i lidhjes që autorja dhe partneri i saj, Jean-Paul Sartre, kanë pasur me Olga Kosakiewicsz-in. Romani u konsiderua për fitimin e çmimit Goncourt.



1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Komente

“Mikesha” është një roman i autores franceze Simone de Beauvoir, i botuar për herë të parë në vitin 1943. Romani është një rrëfim autobiografik letrar i lidhjes që autorja dhe partneri i saj, Jean-Paul Sartre, kanë pasur me Olga Kosakiewicsz-in. Romani u konsiderua për fitimin e çmimit Goncourt.
Ngjarjet zhvillohen në Paris, në fillim dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lidhja e hapur e Fransuazës dhe Pierit tendoset kur ata krijojnë një trekëndësh dashuror me shoqen e tyre të re, Ksavierën.
Historia ndjek këtë grup intelektualësh të rinj përgjatë mbrëmjeve dhe festave të tyre që mbarojnë gjithmonë kur agon, mbi një copëz trotuar, në dhoma mbytëse hotelesh me një yll, nëpër rrugët e ngushta të Parisit. Ndjekim kështu thurjen e shqetësimeve, skandaleve, flirteve, variacioneve të pafundta të xhelozisë, predikimeve, sinqeriteteve të dyshimta, urrejtjeve, hatërmbetjeve, e të tjera e të tjera. Dy profesorë, Sartre-i dhe de Beauvoir-i, dashurohen që të dy pas Ksavierës, një mistrece e vogël tallëse që ka shijen e një karameleje të thartë.
I prezantuar shpesh si romani i shkruar në hakmarrje të gruas që pothuajse shkatërroi lidhjen e hapur të Beauvoir-it me Sartre-in, shpesh mendohet se ky libër përmban vetëm pasion dhe seks. Në të vërtetë, romani paraqet një
personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, teksa ajo përpiqet të zbulojë kush është dhe ç'vend i përket në botë. Duke eksploruar koncepte ekzistencialiste si liria, ankthi dhe tjetri, Beauvoir-i shkruan në mënyrë kaq elokuente mbi natyrën njerëzore, sa i shtyn lexuesit të nisin një hulumtim të ndjenjave të tyre më të fshehta.

Titulli:Mikesha
Autori:Simone de Beauvoir
Botuesi:PEGI
PërkthyesiDiana Çuli
Faqe:442
Botuar me:2015
Pesha:0.5 Kg

Nuk ka akoma asnjë përshtypje për këtë libër.

Shkruaj përshtypjen tënde