MJESHTRI DHE MARGARITA

Autori: Mikhail Bulgakov

Botuesi: OMBRA GVG

Faqe: 616

Viti i botimit: 2016

“Mjeshtri dhe Margarita” në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahej në dorëshkrim në mënyrë clandestine, në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.
Kjo kryevepër konsiderohet si një roman kompleks, e ndërlikuar dhe tronditëse. 



1 400 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Komente


***
“Mjeshtri dhe Margarita” në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahej në dorëshkrim në mënyrë clandestine, në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.
Kjo kryevepër konsiderohet si një roman kompleks, e ndërlikuar dhe tronditëse. Përshkrimi alegorik deri në detaje i dramës njerëzore e zhvendos lexuesin mes dy botëve paralele. Pasi ka përjetuar emocione tronditëse ai e ka të vështirë që të bëjë dallimin mes gënjeshtrës dhe së vërtetës. 
Ky trazim i ndjesive gjatë leximit nuk lë hapësirë për një zgjedhje vetjake, por e dikton lexuesin për t’i shkuar këtij “teatri” deri në faqen e fundit, i shoqëruar me dilema të shumta dhe vështirësi për të bërë zgjedhjen e duhur, mes botës materiale dhe asaj ideale, mes jetës tokësore dhe shpresës për të ardhmen, gëzimit të rilindjes apo hidhërimit mbas një jete të vështirë e pa shpresë.
Intrigë demoniake, perde të shumta tymi.., satirë therëse, kjo është gjuha e Bulgakovit i cili na bën të refektojmë për njerëzit, rrezikun që paraqet ndikueshmëria e manipulatorëve dhe sharlatanëve në një grupim shoqëror të caktuar.
Ky libër e çon individin në një marrëdhënie trishtuese e pa perspektivë, e ku i duhet të luftojë për të ringjallur vetveten, përballë një bote të ndërtuar mbi pabesinë dhe dashurinë e humbur.

“Mjeshtri dhe Margarita është një roman mbresëlënës, i trishtueshëm dhe shumë i frikshëm… Është një nga kryeveprat e Letërsisë Botërore”. 
Herald Tribune 


Rreth autorit:

Mihail Bulgakov Afanasevich, ishte një dramaturg dhe romancier rus, i njohur për përdorimin e humorit dhe satirës. 
Ka lindur në Kiev, më 15 maj 1891 dhe u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1916.
Shërbeu si mjek në front gjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1926, vuri në skenë pjesët e para dramaturgjike bazuar në romanin “Garda e Bardhë”.
Veprat e Bulgakovit u bënë shpejt të njohura, por për shkak të satirës ndaj regjimit, ato u censuruan.
“Zemra e qenit” u botua në Bashkimin Sovjetik për herë të pare, vetëm në vitin 1987. Ndërsa romani i fundit, “Mjeshtri dhe Margarita”, u botua për herë të parë në vitin 1966.
Bulgakovi vdiq në Moskë më 10 mars 1940.

Titulli:Mjeshtri dhe margarita
Autori:Mikhail Bulgakov
Botuesi:OMBRA GVG
PërkthyesiAleksandër Koli
Faqe:616
Botuar me:2016
Pesha:0.74 Kg

Nuk ka akoma asnjë përshtypje për këtë libër.

Shkruaj përshtypjen tënde