GJYSHJA IME TË PËRSHËNDET DHE TË KËRKON NDJESË

Autori: FREDRIK BACKMAN

Botuesi: OMSCA-1

Faqe: 372

Viti i botimit: 2017

Një histori për të drejtat më thelbësore të njeriut: e drejta për të qenë të ndryshëm.

Të kesh një gjyshe është si të kesh me vete një ushtri të tërë që të mbron përherë. 



1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Komente

Të kesh një gjyshe është si të kesh me vete një ushtri të tërë që të mbron përherë. Kur në shkollë thonë se Elsa është ndryshe, sikur kjo të ishte diçka e keqe, dhe kur drejtori i shkollës thotë se “ajo duhet të ndryshojë qëndrimin e saj” dhe se “ajo provokon reagimin e ashpër të fëmijëve të tjerë”, gjyshja, nga ana e saj, e ndalon mbesën të kërkojë falje dhe ta marrë përsipër fajin. Ajo e njeh mirë mbesën e saj, e kupton atë në mënyrë të përkryer. Gjyshja është një nga ata njerëz që janë të gatshëm për luftë.

Nga autori Fredrik Backman, i njohur në mbarë botën me romanin e tij bestseller “Një burrë i quajtur Uve”, kemi në gjuhën shqipe një libër të dytë të tij "Gjyshja ime të përshëndet dhe të kërkon ndjesë", që do të kënaqë këdo që ka pasur ndonjëherë një gjyshe, një roman tjetër me karaktere të paharrueshme, i cili ka patur edhe ky një sukses shumë të madh që me daljen në botim.

Një histori për të drejtat më thelbësore të njeriut: e drejta për të qenë të ndryshëm.

Fredrik Backman, me ironi të hollë dhe emocionuese, personazhet e librave të tij i çoi te lexuesit e më shumë se dyzet vendeve të botës.

Elsa është pothuajse tetë vjeçe. Në shkollë thonë se ajo është “shumë e pjekur për moshën e saj” dhe ajo e di se kjo përkthehet ndryshe: “mjaft shqetësuese për moshën që ka”. Gjyshja e saj është shtatëdhjetë e shtatë, por mosha nuk e pengon që ta jetojë jetën. Disa mund ta thërrasin gjyshen e Elsës “të çuditshme”, ose edhe “të çmendur”, por Elsa e quan atë një superheroinë. Tregimet gjyshes për kalorësit dhe princeshat, dragonjtë dhe kështjellat, janë superfuqia e saj. Ndërsa ngjarjet në roman rrjedhin, një ndryshim fati e orientoi Elsën duke e lënë atë vetëm me një seri letrash të gjata, në të cilat gjyshja u kërkon ndjesë shumë njerëzve që ka njohur në jetë. Elsa ka një detyrë, t’ia dorëzojë secilën letër marrësit të saj. Është fillimi i një aventure të madhe: letrat, njohja me fqinjët dhe me njerëz me histori dashurie të papritura, e bëjnë Elsën ta njohë jetën e vërtetë të gjyshes së saj. Elsa po fillon të kuptojë se heronjtë nuk ekzistojnë vetëm në mbretëritë imagjinare; ata mund të jetojnë edhe poshtë katit të banesës së saj.

Titulli:Gjyshja ime të përshëndet dhe të kërkon ndjesë
Autori:FREDRIK BACKMAN
Botuesi:OMSCA-1
PërkthyesiOriana Tamburi
Faqe:372
Botuar me:2017
Pesha:0.48 Kg

Nuk ka akoma asnjë përshtypje për këtë libër.

Shkruaj përshtypjen tënde