Kopshti i luleve sekrete Shihe të zmadhuar
Libra të ngjashëm
  • Mbretërit e vrarë
  • Nga Nairobi në Shenzen
  • Vera në Algjer
  • Mashtrim fatsjellës
  • Vitet e Iluzioneve
  • Klubi Dyma
  • E Vetmja Rrugë
  • Arturo UI
  • Seksi dhe Qyteti
  • Vendi pa emër
  • Profecia e Fundit
  • Sekreti i tretë
  • Bunker
  • Kozeta
  • Tymi
  • Dallëndyshet e Kabulit
  • Atentatorja
  • Sirenat e Bagdadit
  • Dimërimi në Akull
  • Pesë javë në balonë
  • Rreth Botës për 80 ditë
  • Vetem nje here ne jete
  • Gjeniu i një nate
  • Zgjimi, Ditari i Vampirit 1
  • Lufta, Ditari i Vampirit 2
  • Tërbimi, Ditari i Vampirit 3
  • Zgjedhja
  • Kapedan Mihali
  • Vizion në të bardhë
  • Një ëndërr amerikane

KOPSHTI I LULEVE SEKRETE

Autori: Cristina Caboni

Botuesi: DITURIA

Faqe: 321

Viti i botimit: 2017

Nga autorja e romaneve Shtegu i parfumeve dhe Vajza e mjaltit, bestsellerë në klasifikimet italiane dhe të huaja, vjen këtë herë një histori e re, që zor se shlyhet nga kujtesa: një lidhje e këputur, dy vajza që gjejnë sërish rrënjët e tyre. Sepse edhe gonxhja më e pambrojtur, mund të lulëzojë mbushur me petale dashurie.



1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Komente


Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s’e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin. Ndërsa përkulet për të parë më mirë një kompozim lulesh, Irisi ngrin në vend: përballë, dy sy që ngjajnë si dy pika uji me të sajtë. Po ata flokë gështenjë. Po ajo fytyrë. Vajza që ka përpara është identike me të. Quhet Viola. Edhe ajo i do fort lulet dhe buqetat e saj janë ndër më të kërkuarat në Londër. Çdo siguri e Irisit shembet në çast. Ajo vajzë është motra e saj binjake. I kishin ndarë që kur ishin të vogla dhe, për njëzet vjet me radhë, asnjëra nuk e dinte se kishte një motër. Përse vallë? Tani që sërish janë bashkë, Irisi dhe Viola duhet të zbulojnë arsyen. Sekreti fshihet në Itali, në Volterra, në vendlindjen e tyre. Mes rrugëve me qiparisa dhe shpateve të gjelbëruara, ngrihet një shtëpi antike, e rrethuar nga një kopsht i pamat. Pikërisht këtu jetonin prej brezash Donatët, pikërisht këtu i pret gjyshja e tyre, Xhulia Donati. Vetëm ajo mund t’u rrëfejë për të vërtetën e ndarjes dhe t’i ndihmojë të gjejnë shtegun e duhur, në përmbushje të fatit të tyre. Irisi dhe Viola nuk e dinë, por çdo ¬çift binjakesh të familjes, prej shekujsh, duhej të kujdesej për kopshtin, ta mbante të lulëzuar dhe të kuptonte fuqinë e tij madhështore: shërimin e shpirtit. Por një mister ka hedhur rrënjë në të shkuarën e familjes Donati, një mister që dita-ditës po vret kopshtin. Vetëm Irisi dhe Viola mund ta shpëtojnë. Një trëndafil i fshehur mund të shpjegojë gjithçka: sepse mes gjembave, mund të lindë zemra më e çmuar

Titulli:Kopshti i luleve sekrete
Autori:Cristina Caboni
Botuesi:DITURIA
PërkthyesiAgim Doksani
Faqe:321
Botuar me:2017
Pesha:0.43 Kg

Nuk ka akoma asnjë përshtypje për këtë libër.

Shkruaj përshtypjen tënde