Udhëtim në trojet shqiptare Shiko nga afer

Udhëtim në trojet shqiptare

6041

Karl May

TOENA

0.54 kg

420

2009

Romani që keni në dorë është libri i parë prej trashëgimisë së begatë letrare të shkrimtarit gjerman Karl May që botohet në gjuhën shqipe.

Me shume detaje

1,200 L

Pershkrimi

Romani që keni në dorë është libri i parë prej trashëgimisë së begatë letrare të shkrimtarit gjerman Karl May që botohet në gjuhën shqipe. Hapësira ku zhvillohen ngjarjet e këtij romani janë trevat e largëta të Shqipërisë së Veriut.

 

Hero kryesor i romanit, me emër të arabizuar Kara Ben Nemsi, është një gjerman, i cili udhëton nëpër botë për të njohur vende dhe popuj të panjohur, traditat dhe zakonet e tyre. Gjatë udhëtimit të tij ai shoqërohet nga Haxhi Halef Omari, Omar Ben Sadeku dhe Oskoja.

 

Me ta ai është njohur në rrethana aventurash të rrezikshme në vendet orientale, të cilat i kanë lidhur në miqësi të ngushtë. Njerëz me virtyte të larta njerëzore, në udhëtimet e tyre ata udhëhiqen nga synimi për të ndëshkuar të keqen dhe për të marrë në mbrojtje njerëzit që kanë nevojë për ndihmën e tyre.

 

Në ndjekje të një bande keqbërësish dhe grabitësish nëpër vendet e Ballkanit, rruga i sjell në trevat e Shqipërisë së Veriut. Këtu fillojnë aventurat dhe ndodhitë e çuditshme që do t’i lexoni në faqet e këtij libri.

Vleresime

Shkruaj nje koment

Udhëtim në trojet shqiptare

Udhëtim në trojet shqiptare

Romani që keni në dorë është libri i parë prej trashëgimisë së begatë letrare të shkrimtarit gjerman Karl May që botohet në gjuhën shqipe.