Ana Karenina Shiko nga afer

Ana Karenina

32527

Lev N. Tolstoj

Neraida

0.91 kg

612

2009

"Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat" - kështu e nis Tolstoi veprën e tij madhështore, “Ana Karenina”.

Me shume detaje

1,100 L

Pershkrimi

"Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat" - kështu e nis Tolstoi veprën e tij madhështore, “Ana Karenina”.

Romani ndahet në tetë pjesë. Në fillim, autori na prezanton me Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, "Stiva", një aristokrat moskovit, i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna, e cila ka zbuluar se burri e tradhtonte me guvernanten franceze.

Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij, kështu që thirri të motrën, Ana Arkadjevna Karenina, nga Petërsburgu, për ta bindur të shoqen të qëndrojë. Ndërkohë, shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dimitieviç Levin, arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Darjas, Kitit, e cila e refuzon sepse është dashuruar me Kont Aleksei Kirilloviç Vronskin, i cili, nga ana e tij, nuk ka asnjë synim të martohet me Kitin.

Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva pret të motrën, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet me të. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve. Ana, për fat, arrin të bashkojë të vëllanë me gruan e tij dhe bëhet shoqe me Kitin. Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze.

Ana, e zemëruar se mund të prish marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit, kthehet në Petërsburg. Vronski niset për në Petërsburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër, Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. Ana kthehet tek burri i saj, Aleksei Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri, Sergei.

Mjeku personal i Sherbackëve tregon se shëndeti i Kitit është përkeqësuar për shkak të xhelozisë. Pas kthimit në Petërsburg, Vronski vazhdon ta ndjek Anën. Ajo në fillim mundohet ta largojë, por  mposhtet nga dashuria për të dhe mbetet shtatzënë.

Vronski ndërkohë ka një garë kuajsh. Gjatë garës, kali i lodhur i vdes aksidentalisht dhe Vronski shpëton me pak lëndime. Aty vërehet frika e shprehur e Anës gjatë rrëzimit të Vronskit.

Karenini e kërcënon Anën se nuk do ta lejojë të shikojë të birin nëse nuk ndahet nga Vronski.

Ana lind një vajzë dhe largohet me Vronskin në Europë.

Marrëdhënia mes Anës dhe Vronskit fillon të ftohet dhe ata vendosin të kthehen në vendin e tyre, por Ana xheloze niset më herët drejt stacionit hekurudhor, ku vret veten.

Vleresime

Shkruaj nje koment

Ana Karenina

Ana Karenina

"Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat" - kështu e nis Tolstoi veprën e tij madhështore, “Ana Karenina”.

Shkarko