Ditë e bardhë e fyer Shiko nga afer

Ditë e bardhë e fyer

2887

Elvira Dones

DUDAJ

0.6 kg

364

2010

Quhem Ilir Bejko. Miku im quhet Maks Bauman e unë nuk di nga t’ia mbaj. Më duket sikur kam para vetes një faqe të bardhë, e gjitha për t’u shkruar.?

Me shume detaje

750 L

Pershkrimi

Quhem Ilir Bejko. Miku im quhet Maks Bauman e unë nuk di nga t’ia mbaj. Më duket sikur kam para vetes një faqe të bardhë, e gjitha për t’u shkruar. U bënë dy orë që kruaj kokën si guak duke përtypur fillime rrëfimi si kashtë kali e duke u vërtitur nëpër apartament. Sidoqoftë, nuk duhet të stis kurrgjë. Ajo që ka ndodhur ka ndodhur, dua apo s’dua unë. Kjo ngjarje rri e strukur pabesisht brenda stomakut të lodhur nga ulçera shumëvjeçare, që, me sa mbaj mend, duhet të ketë nisur të më torturojë që kur isha në bark të sime mëje, ndoshta edhe më parë. Është një ditë e qetë në dukje, nga ato që nuk të zënë frymën me njëmijë gjëra të vogla, si për shembull të mbushësh frigoriferin e zbrazur me ushqime, apo të çosh për mballosje këpucët tek këpucari i vetëm i qytetit e kështu me radhë Është një ditë e çliruar nga detyrimet, dhe pikërisht këtu qëndron poshtërsia e saj. Në këtë strofkë nuk ka mbetur qoftë edhe një vrimë e vetme nga ku të përpiqem të shpëtoj.- Rrëfeje një ditë që të jesh më nge, më qe lutur Maksi, filloje kur të kesh kohë, kupton?Unë pata tundur kokën mjaft i nxehur atë ditë dhe i nxehur nuk është fjala që ta jep krejt idenë e kacabunëve që më patën ngërthyer.Nuk di nëse ai e kishte të qartë se ç’po më hidhte mbi shpatulla duke më kërkuar që të rrëfeja. Nuk di nëse e dinte që kështu po më dënonte me një vuajtje edhe më të madhe se gjithë ajo që bluaja përbrenda prej shekujsh. Por ky ishte Maksi, dhe nuk mund të ndryshonte. Po të mos ishte i tillë, sot do të gjendej vetë i mpleksur me ngjarjen e tij, në vend që të ma hidhte përsipër si një rrjetë në det të hapur e unë të mbetesha si peshk, i vetmi peshk i rrjetës, që hap gojën për pak ajër, të fundit ajër, para se të lëshohet përfundimisht në kuadratet e lagështa të kurthit - Jam i lodhur, – pati deklaruar Maksi, sikur vetëm ai të kishte të drejtën të ishte i lodhur dhe ta shpallte këtë me zë të lartë.

Vleresime

Shkruaj nje koment

Ditë e bardhë e fyer

Ditë e bardhë e fyer

Quhem Ilir Bejko. Miku im quhet Maks Bauman e unë nuk di nga t’ia mbaj. Më duket sikur kam para vetes një faqe të bardhë, e gjitha për t’u shkruar.?