Vargjet satanike Shiko nga afer

Vargjet satanike

DU-987

Salman Rushdie

DUDAJ

0.9 kg

612

2014

1,500 L

Pershkrimi

Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave. Mbërthyer pas njëri-tjetrit, duke kënduar këngë të ndryshme, ata bien tatëpjetë dhe ngecin më në fund gjallë mbi rërat e mbuluara me dëborë të një plazhi anglez.

Shpëtimi i tyre është një mrekulli e dyshimtë. Xhibrili fiton një aureolë, ndërsa Saladinit, për tmerrin e vet, këmbët i bëhen leshatore dhe i shndërrohen në thundra, ndërsa në tëmtha i shfaqen zgjatime në formë brirësh. Xhibrili dhe Saladini janë zgjedhur (nga kush?) si kundërshtarë në ndeshjen e përjetshme mes së Mirës dhe së Ligës. Po kush është kush? Ndërsa dy burrat gremisen në kohë dhe në hapësirë drejt përballjes së tyre vendimtare, ne bëhemi dëshmitarë të një cikli rrëfenjash dashurie dhe pasioni, tradhtie dhe besimi.

Vleresime

Shkruaj nje koment

Vargjet satanike

Vargjet satanike