Mërzia Shiko nga afer

Mërzia

Alberto Moravia

TOENA

0.42 kg

368

2015

Fragment nga libri

Mërzia, për mua, është pikërisht një lloj pamjaftueshmërie ose papërshtatshmërie, ose mangësie e realitetit. Për të përdorur një metaforë, kur mërzitem, realiteti më jep ndjesinë turbulluese që i shkakton, një natë dimri, mbulesa tejet e shkurtër e një njeriu në gjumë: e ul te këmbët dhe ndien të ftohtë në kraharor...

Me shume detaje

1,500 L

Pershkrimi

Fragment nga libri

Mërzia, për mua, është pikërisht një lloj pamjaftueshmërie ose papërshtatshmërie, ose mangësie e realitetit. Për të përdorur një metaforë, kur mërzitem, realiteti më jep ndjesinë turbulluese që i shkakton, një natë dimri, mbulesa tejet e shkurtër e një njeriu në gjumë: e ul te këmbët dhe ndien të ftohtë në kraharor, e ngre në kraharor dhe ndien të ftohtë në këmbë; e kështu nuk arrin kurrë të bjerë në gjumë.
Ose, tjetër krahasim, mërzia ime i përngjan ndërprerjes së shpeshtë e të mistershme të rrymës elektrike në një shtëpi: një çast çdo gjë është e qartë, këtu janë kolltukët, divanet, e më tej dollapët, raftet, pikturat, perdet, tapetet, dritaret, dyert; një çast më vonë ka vetëm terr dhe zbrazëti. Ose, krahasimi i tretë, mërzia ime mund të përcaktohet si sëmundje e sendeve, që është një vdirrje ose humbje e gjallërisë thuajse të papritur; si të shohësh në pak sekonda, me shndërrime të shpejta e të njëpasnjëshme, një lule që kalon nga çelja në vyshkje dhe bëhet pluhur.

Vleresime

Shkruaj nje koment