Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë Shiko nga afer

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë

978-99943-1-996-1

Mira Meksi

TOENA

0.42 kg

392

2014

"Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është një simfoni tronditëse e Kujtesës mbi dashurinë. Si e këtillë, është një roman që dallohet qartësisht nga tërë krijimet pararendëse, duke shenjuar pikën më lartë të krijimtarisë letrare të Mira Meksit.

Me shume detaje

1,000 L

Pershkrimi

Rreth librit:
"Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është një simfoni tronditëse e Kujtesës mbi dashurinë. Si e këtillë, është një roman që dallohet qartësisht nga tërë krijimet pararendëse, duke shenjuar pikën më lartë të krijimtarisë letrare të Mira Meksit.
Një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Një roman i patëdytë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimësisë. Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Kujtesës, duke i dhënë jetë një bote të tërë njerëzore të humbur. Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote. Dhe nëpërmjet po të njëjtës alkimi dhe magji çliruese, bota ilire e shekullit III para Krishtit, depërton thellë në qenien, jetën, botën, shqisën dhe frymëmarrjen tonë prej lexuesi.
Një roman i ngjeshur pasionant me një dramacitet të lartë, ku historia gërshetohet me aventurat, mitet, legjendat, gojëdhënat, me personazhet e vërteta dhe qeniet imagjinare, por mbi të gjitha, me magjinë e një dashurie përvëlonjëse, të ngjizur me lëndë hyjnore, të sprovuar në zjarrin e betejave, por edhe të shenjuar nga tradhtia, nga keqkuptimi vdekjeprurës dhe nga një fund tragjik: dashuria e mbretëreshës Teutë për gjeneralin grek Demetër Faros, që me të drejtë mund të quhet edhe romani i dashurisë par excellence.
Është një simfoni që dikton dhe udhëheq bindshëm jo vetëm gjuhën, ritmin, shqisat dhe stilin e autorit, por edhe frymën, ritmin, shqisat dhe përjetimet e lexuesit...

 

Nga libri

Në Guvën e bardhë të poshtëdetit drita kish firuar krejt, kur Teuta e zhvoshki tërë dyllin e grykës së poçezës së helmit me të cilin të pesë faltaret kishin mallkuar zemrën e saj të dashuruar, dhe e rrëkëlleu me një frymë. Mërmëriti: “Qoftë çliruesi i shpirtit tim!” Priti që “mallkimi i faltareve” ta bënte shpejt punën e tij; priti që vështrimi i syve të saj të gurëzuar të mbërthehej në zbrazëtirë; priti që e tërë gjithësia të zhdukej njëherit, dhe bashkë me të edhe zemra e saj e copëtuar, tradhtia, dashuria dhe robëria; porse vazhdonte të dëgjohej frymëmarrja e rëndë e detit, çuçurima e përroit ujëraëmbël dhe djersitja e gurtë e guvës… Pak e nga pak dhe copëz pas copëze, për një kohë të gjatë, sikur të krijohej nga asgjëja, e tërë jeta e saj, e qashtër, e detajizuar, e ndriçuar në çdo cep, kënd dhe qoshk të saj, iu shfaq para syve. Arriti, brenda një grimëkohe, të shihte dhe të zbulonte gjëra që as kish mundur t’i pikaste kohës së jetuar, dhe mendoi se kjo nuk mund të ishte kujtesa njerëzore, por kujtesa e hyjnishme e gjarprit në trupin e saj. Ajo me siguri ish fikur tashmë dhe nuk ishin sytë e saj që shihnin, por ato të gjarprit… “Të ketë shërbyer për këtë helmi i faltareve? Të mos ketë qenë vallë për të vdekur?...”, i çau kafkën një mendim i fundmë.

Vleresime

Shkruaj nje koment

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë

"Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është një simfoni tronditëse e Kujtesës mbi dashurinë. Si e këtillë, është një roman që dallohet qartësisht nga tërë krijimet pararendëse, duke shenjuar pikën më lartë të krijimtarisë letrare të Mira Meksit.