Vajza e keqe Shiko nga afer

Vajza e keqe

Justine Lévy

DITURIA

0.25 kg

187

2018

Historia e nje dashurie te madhe, perzier me ndjenja faji per nenen qe po lengon ne shtratin e fundit dhe e nje dashurie per qenien qe rritet brenda teje.

Me shume detaje

700 L

Pershkrimi

Të jesh nënë është e thjeshtë, të jesh nënë është një gjest dashurie pa kushte dhe, për ta përmbushur, duhet të zhvishesh nga egoizmi i fëmijërisë, të lësh pas rolin tënd si bijë. Për Luizën ky është një kapërcim i detyrueshëm: ajo zbulon që është shtatzënë pikërisht kur Alisa, nëna e saj, po vdes. Ndjenja e fajit shfaqet nga e kaluara dhe gëzimi për këtë krijesë të re që dridhet brenda saj, përleshet me dhimbjen për Alisën, ikonë e bukurisë dhe modele e artistëve e stilistëve të haute couture dikur, por që tashmë dergjet në vetmi në një klinikë parisiane. Ndërsa e ndihmon nënën në rrugën e sëmundjes, midis spitaleve, përkujdesjeve e shëruesve pa zemër, Luiza kalon në skaner jetën e vet: një fëmijëri e shënjuar nga divorci i prindërve dhe zgjedhja e saj për të jetuar me babain - intelektual magjepsës, i ngecur mes grave dhe popullaritetit - sepse në jetën e hallakatur të një supermodeleje të famshme, viktimë e drogave dhe ekseseve, nuk ka vend për një bijë. Është një zgjedhje e dhimbshme, një braktisje që i kushton shumë Luizës dhe që i lë një ndjenjë të thellë zbrazëtie në shpirt. Ndihet një vajzë e keqe, një bijë e keqe. E megjithatë, tani, në fund dhe në mënyrë paradoksale, ajo mund ta zhbëjë atë, duke e shoqëruar nënën në çastet e fundit, në botën e pamëshirshme të spitaleve. Dhe pastaj rrethi mbyllet: Alisa e brishtë lë skenën dhe Anzhela vogëlushe lind, duke i dhënë Luizës një forcë të madhe. 
Me një ekuilibër të përsosur midis emocioneve, ironisë dhe origjinalitetit çarmatosës, Justine Lévy na dhuron një histori të pasionuar të amësisë, aventura më intime dhe unike e shpirtit njerëzor.

Justine Lévy, e lindur në vitin 1974, është vajza e Bernard-Henri Lévy dhe Isabelle Doutreluigne. Ende adoleshente, ajo lidhet me Raphaël Enthoven, me të cilin martohet në vitin 1995, viti në të cilin ajo debuton me romanin e saj Rendezvous. Fundi i martesës bëhet frymëzim për romanin e dytë, Asgjë me rëndësi, i përkthyer edhe në shqip dhe i botuar po nga DITURIA, që pati sukses të madh dhe shkaktoi skandal, sepse burrërrëmbyesja ishte Karla Bruni. 
Me romanin Vajza e keqe, gjithashtu një vepër autobiografike, përveç publikut ajo përfundimisht bëri për vete edhe kritikën. Romani është kandiduar për çmimet më të rëndësishme letrare franceze (Goncourt dhe Médicis).

Vleresime

Shkruaj nje koment

Vajza e keqe

Vajza e keqe

Historia e nje dashurie te madhe, perzier me ndjenja faji per nenen qe po lengon ne shtratin e fundit dhe e nje dashurie per qenien qe rritet brenda teje.