E re Më bëj të të dua Shiko nga afer

Më bëj të të dua

ISBN 978-9928-00-300-3

Johanna Lindsey

BOTA SHQIPTARE

0.52 kg

404

2018

“Mënyra më e përsosur për të kaluar një pasdite të gjatë vere”.

Me shume detaje

1,200 L

Pershkrimi

Autorja më e shitur nr. 1 sipas gazetës New York Times, Johanna Lindsey, na ofron këtë romancë “të dorës së parë” (Daily News) përmes një rrëfimi vezullues dhe të pasionuar mbi vajzën e një konti që duhet t’i mbushë mendjen një viskonti misterioz të martohet me të dhe t’i japë fund hakmarrjes kundër të vëllait.

Një duel mund të konsiderohet çështje nderi, por tri duele quhen përpjekje për vrasje! Mes një shoqërie të shkolluar, mes zemërimit dhe sjelljes kaq të pakujdesshme midis fisnikëve të rinj, princi regjent urdhëron Robert Uituorthin, kontin trashëgimtar të Tamdonit, dhe lordin Dominik Ulfe, t’i japin fund mosmarrëveshjes mes tyre duke i lidhur familjet e tyre me martesë. Cilado palë që nuk pranon, do të humbasë tokat dhe titujt.
Uituorthit i pëlqen ideja ta dërgojë motrën e tij të re Bruk në pronat e largëta të armikut. E di që Ulfi nuk do ta pranojë si grua dhe kështu do të humbasë pasurinë dhe statusin. Por Ulfi është i vendosur t’i fusë frikën vajzës. Meqë duelet nuk janë më mjeti i duhur për ta shkatërruar njeriun që urren, mendon të kënaqet duke e parë të humbasë tokat dhe titullin. Por nuk priste që motra e armikut të tij të ishte aq e shkathët dhe e zhdërvjellët.
Bruk Uituorthi ëndërronte stinën e saj të parë në Londër sepse dëshironte ta bënte për vete burrin që do ta largonte nga familja e padëshiruar. Mirëpo tani e dërguan në Jorkshajër për t’u martuar me një fisnik misterioz, familja e të cilit ishte e mallkuar dhe i cili ishte përpjekur tri herë t’i vriste të vëllanë. Por në zemrën e saj nuk kishte vend për frikë. Ky burrë ishte mjeti i shpëtimit. Ajo do ta detyronte që ta donte!

“Kjo është historia për të cilën kanë pritur dashamirësit e Malorit dhe kjo shkrimtare 
e përkryer nuk i zhgënjen. Këtu gjejmë aventurën, sensualitetin, betejat, stuhitë, pështjellimet familjare dhe shumë mendjemprehtësi. Shumë bukur janë përshkruar marrëdhëniet babë-bijë, 
të cilat i shtojnë humorin dhe patosin librit. 
Si të mos mjaftonte kjo, ka dhe një mori personazhesh nga Malori për të kënaqur cilindo që dëshiron të shohë miqtë e vjetër në aventura të reja. Lindsey ia vlen!” 

Vleresime

Shkruaj nje koment

Më bëj të të dua

Më bëj të të dua

“Mënyra më e përsosur për të kaluar një pasdite të gjatë vere”.