skip to Main Content

aeditions

Arba Editions është Shtëpi Botuese e cila e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1995. Qysh në fillimet e saj, kjo shtëpi botuese është përqendruar në dy drejtime:

1. Botimet Turistike,

Kartolina me pamje nga Shqipëria, kalendarë, udhëzues turistikë, harta turistike. Çdo produkt konceptohet, prodhohet dhe shpërndahet nga vetë shtëpia botuese, duke filluar nga fotografia e deri te shpërndarja në librari. Produkti përfundimtar ka cilësi të lartë, sepse tregohet kujdes i veçantë për përzgjedhjen, konceptimin, përgatitjen dhe realizimin e tij.

2. Botimet për fëmijë,

Botime artistike dhe didaktike, për moshat nga 0 deri në 16 vjeç. Këto botime ndahen në dy kategori: Botime të Arba Editions (të konceptuara dhe të prodhuara nga Arba Editions), ku përfshihen libra interaktivë dhe libra me përralla klasike me ilustrime. Co-botime (Co-edicione), në bashkëpunim me shtëpitë botuese më të njohura perëndimore, që kanë një përvojë të veçantë në krijimin dhe në realizimin e librave didaktikë, interaktivë dhe enciklopedive, për të cilat Arba është specializuar tashmë që t’ua përshtatë mirë dhe shpejt lexuesve të rinj shqiptarë.

Arba Editions ka sektorin e saj të shpëndarjes në të gjithë Shqipërinë, si edhe në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi.