skip to Main Content

Shtepia-botuese-DITURIA

Që nga lindja e saj, DITURIA u ka paraprirë shijeve të lexuesve, duke përhapur kënaqësinë e leximit dhe duke u bërë bashkudhëtare e ndryshimeve shoqërore. Sot Sh. B. DITURIA vepron me një staf të vërtetë profesional dhe, në tregun e kulturës së librit, përbën një pikë referimi të sigurt. DITURIA ka një program të qartë botimesh, me rubrika e kolana të organizuara e të përcaktuara, që plotësohen nga viti në vit me tituj e autorë të rëndësishëm nga fusha të ndryshme.

Orientimi kryesor i Shtëpisë Botuese DITURIA është letërsia artistike – në të vërtetë, autorë të huaj, nga më të shquarit e të gjitha fushave, janë të pranishëm në më shumë se 60 për qind të botimeve – letërsia për fëmijë e të rritur, por një vend të veçantë dhe shumë të rëndësishëm zënë edhe kolanat e ndryshme.

Autorë të huaj klasikë e modernë e shumë të tjerë, janë sot mjaft të njohur dhe të suksesshëm edhe në Shqipëri në saje të DITURISË. Kolanat e autorëve shqiptarë të traditës, autorëve bashkëkohorë, filozofi-sociologjisë, historisë, gjuhësisë, artit e arkitekturës, mitologjisë, klasikëve të mëdhenj etj., që u drejtohen të gjitha moshave dhe preferencave, kanë gjetur mbështetjen dhe përkrahjen entuziaste të lexuesve tanë.