skip to Main Content

logo botimet dudaj Shtëpia Botuese “Dudaj” u themelua më 25 janar 2001. Serioziteti në botime dhe përzgjedhja e kujdesshme e titujve, duke qenë në më të shumtën e herëve në bashkëkohësi edhe me botimet nëpër botë, bëri që ajo shume shpejt të dallohej dhe të renditej ndër shtëpitë botuese më prestigjioze shqiptare.

Stafi i botimeve “Dudaj”, i përbërë nga profesionistë, duke vlerësuar si pikë të fortë të saj punën në grup, përpiqet t’i sjellë lexuesit veprat më të rëndësishme botërore, ku përveç përkthimeve cilësore të cilat mundësohen si pasojë e motos “Ne zgjedhim më të mirët”, spikasin edhe përkujdesja ndaj tekstit dhe ajo grafike.

Gjithashtu, për të kënaqur dëshirat e të gjithë llojeve të lexuesve u krijuan kolanat, të cilat ndahen në: Autorë Shqiptarë: Këtu mund të përmendim vepra shumë të rëndësishme të autorëve shqiptarë të traditës si, Faik Konicës dhe Fan S. Nolit, nga krijimtaria e Dhimitër S. Shuteriqit, Dhori Qiriazit, Sabri Godos, Artan Fugës si dhe shkrimtareve bashkëkohore Rudina Xhunga, Brunilda Zllami dhe Elvira Dones.

Letërsi Europiane: Këtu radhiten perso-nalitete të letërsisë botërore si Hermann Hesse, Simone de Beauvoir, Natalia Gi-nzburg, Christine Grän, Agatha Christie, Bernhard Schlink, Patrick Süskind, Max Frisch, Howard Spring, Nick Hornby, Sveva Casati Modignani, Roberto Saviano, Niccolo Ammaniti, Fabio Volo, Paolo Giordano, Daria Bignardi, Susanna Tamaro, Maggie O’Farrell, Muriel Barbery, Stieg Larsson etj. Shkrimtarë Nobelistë: Këtu vijnë romanet e Imre Kertesz, Jose’ Saramago, Kenzaburo Oe, Yasunari Kawabata, Yukio Mishima etj.

Letërsi Hispanoamerikane: Me përfaqësues Isabel Allende dhe Mario Vargas Llosa.

Letërsi Bashkëkohore Amerikane: Këtu spikatin disa nga shkrimtarët me të famshëm botërorë si Dan Brown, John Gri-sham, Arthur Golden, Michael Cunningham, William Faulkner, Evan Hunter, Nora Roberts, Sandra Brown, Danielle Steel, Tracy Chevalier, Ken Follett, Elizabeth Gilbert, Lauren Weisberger etj.

Biografi dhe kujtime: Këtu veçohen kuj­timet e Bill Clinton, Hillary Clinton, ­Barack Obama, Madeleine Albright, Rudolph Giuliani, Mbretëreshës Noor të ­Jordanisë, Chanel, Kledi Kadiu, Julia ­Ro­berts, Princeshës Diana, Oriana Fallaci, Marlene Dietrich dhe Sofia Loren.

Letërsi Për Fëmijë dhe të Rinj: Trilogjia e famshme “Kryezoti i unazave” (Lord of the rings) është një nga më të spikaturat në këtë kolanë, Librat e ilustruar për fëmijë të Madonna-s, Historia pa mbarim, ajo e Xhim Kopsës, Seria Artemis Fowl, Kronikat e Narnias, Seria “Materialet e tij te errëta” nga Philip Pullman e të tjerë.

Poezi: Këtu përfshihen disa antologji të poezisë botërore si ajo japoneze, turke, arbëreshe etj Libra shkollorë: Vlen të përmendim këtu një libër për negocimin, i shkruar nga profesori i Harvardit Roger Fisher, Leksionet e Statistikës, kursi i Fizikës etj.