skip to Main Content

supplier_151

 

Shtëpia Botuese “ELVE”shpk është regjistruar si person juridik më 10.02.2006 me vendim gjykate Nr. 34933 Prot për një aktivitet me objekt :

Botimin e librave shkollore, artistike dhe shkencore për grup mosha të ndryshme, në gjuhën shqipe dhe të huaj, botime artistike, fjalorë, enciklopedi, botime publicitare, fletëpalosje, pankarta, revista etj., si dhe shpërndarjen e të gjitha botimeve të saj; për import dhe eksport. Është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me Numër identifikimi K61422030A Dr. Vjollca Lubonja

Presidente ELVE-shpk Znj. Vjollca Lubonja ka një autorësi dhe bashkautorësi që nga viti 1983 e në vazhdim në mbi 40 botime shkollore, si: metodika, fletore pune, fjalorë shkollorë, udhëzues metodikë, libra mësuesi, pëkthime nga letërsia klasike dhe bashkohore, letërsia për fëmijë, etj.

Ka mbrojtur doktoraturën në fushën e metodikës dhe është specializuar në Francë për psikodidaktikë dhe metodikë dhe ka marrë pjesë në mbi 15-të aktivitete ndërkombëtare të organizuara brenda dhe jashtë vendit.

Ka një përvojë të gjatë si redaktore shkencore në ish-Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor nga viti 1984-2003, ka dhënë mësim në të gjitha nivelet e shkollimit parauniversitar dhe universitar.

Ka një staf modest, por të kualifikuar, shumë bashkëpunëtor cilësor, me tituj shkencorë dhe aktiv në jetën shkencore, artistike dhe akademike.