skip to Main Content

erik

Shtëpia Botuese “ERIK” është krijuar në vitin 1992 nga Znj. Dëshira dhe Z. Mariglen Shehu.

Që nga dita kur hodhi themelet e krijimtarisë së saj, ajo e ka pasuruar e rritur veprimtarinë me autorë e vepra të reja, me tema e vlera të spikatura, të promovuara e në projekte afatgjata.

“Erik” ka botuar rreth 540 tituj nga studiues të njohur të institucioneve tona shkencore, arsimore, universitare, letërsi artistike të autorëve shqiptarë dhe të huaj si dhe botime të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Në rrjedhën e viteve, botimet e “Erikut” kanë ardhur duke u orientuar nga botimet shkollore për arsimin 9-vjeçar, të mesëm e të lartë si dhe të librave ndihmës për këto cikle, që shërbejnë si mjete shtesë në zhvillimin e procesit mësimor-edukativ. Sot ajo numëron 49 tituj të arsimit 9-vjeçar dhe 25 tituj për shkollën e mesme. Libra të cilët kanë fituar bindshëm në konkursin e zhvilluar nga MASH, duke u vlerësuar me pikët maksimale.

Autorët e teksteve shkollore kanë një përvojë të gjatë pedagogjike, janë njohës të mirë të programeve të lëndëve përkatëse, duke hartuar libra me saktësi shkencore të lartë, me vlera didaktiko-pedagogjike, bashkëkohorë si në formë ashtu edhe në përmbajtje.