skip to Main Content

helgaC’farë sjell për lexuesin??

Një guxim po aq i madh sa edhe ai i autorëve që shtëpia botuese “Helga’s Secrets” i ofron lexuesit shqiptar prej më pak se dy vjetësh. Botuesi i saj Alfred Cako sqaron që në krye të herës se kjo shtëpi vepron vetëm në fushën e nonfiction-it. Do të thotë se “Helga’s Secrets” nuk publikon letërsi artistike, poezi apo përralla për fëmijë.

Fusha e nonfictionit përmbledh shumë gjini si ajo e misterit, konspiracionit, ufologjisë, memuaristikës, religjionit, filozofisë, psikologjisë, ekonomisë?, rrezikut nuklear, diplomacisë? e politologjisë etj. Të? tillë? janë? edhe librat që? Cako zgjedh pë?r të hedhur në? treg.

“Në? rradhë? të parë? unë? vetë? jam i apasionuar në? kë?të? fushë? prej rreth 15 vjetë?sh dhe, gjithashtu, njoh edhe shumë të tjerë që dora-dorës po përthithen nga kjo lloj fushe e paanë dhe e pa lëvruar në të gjitha këndvështrimet”, thotë ai.

Për Cakon libra të tillë si “Viti 2012: Apokalips?” perben risi sa i takon librit te pare te sjelle ne shqip ne fushen e astrologjise, ashtu si “Sekretet e Numerologjise”, “Hipnoza” dhe kalimi ne te ashtuquajturin Dimensioni i katert, libra baze te konspiracionit nga Xhon Koleman me dy titujt e tij “Komiteti i 300-ve” dhe “Rotshildet: Dinastia e Parase”, apo David Icke me librin “Rebelimi i Robotit”.

Kemi sjelle ne shqip nje nga librat me autoritare ne histori dhe nje nder 20 librat me te rendesishem te te gjitha koheve, “Ese mbi parimin e popullsise” me autor Tomas R.Maltus, i cili permendet gabimisht me tone negative ne shume dege te universiteteve ne vendet ish komuniste, por që në fakt ky libër ka shërbyer si nje pishtar ne organizata te tilla si Klubi i Romës për të kontrolluar burimet ne raport me numrin e popullatës dhe ekologjinë e planetit tonë”.

Në listën e librave te rendesishem hyjne edhe shume te tjere te permendur nga Cako, temat e te cilëve vertiten nga filozofia, “Njeriu dhe teknika” deri tek financa e larte “Të kuptojmë Bursën e Wall Street-it”. Njësoj me peshë quhen edhe ata që vijnë nga fusha e ufologjisë “Kodet e fshehta të biblës: Jashtëtokesorët” dhe “Axhenda e Alieneve” i Xhim Marrs.