skip to Main Content

supplier_174

Shtëpia botuese IDEART e nisi veprimtarinë në vjeshtën e vitit 2002. Që në krye ajo nuk u konceptua si një editor për t’iu bashkuar radhës së botuesve të tregut shqiptar të librit; përkundrazi, larg çdo lloj prirjeje për t’u shpalosur si një aneks i ndonjë forme a natyre, që në hapat e para të veprimtarisë së vet botuese, IDEART ka mëtuar vazhdimisht t’u ofronte lexuesve dhe botuesve shqiptarë diçkanë që mungonte: lidhjen dhe familjaritetin e fortë dhe të qenësishëm me Librin.

Ky synim ka qenë dhe mbetet linfa e veprimtarisë botuese të IDEART, çka shfaqet qartësisht e mishëruar në moton:

“NUK BOTOJMË THJESHT LIBRA, KRIJOJMË BIBLIOTEKA.”

Duke ndjekur me besnikëri dhe përkushtim moton tonë, përmes veprimtarisë së vet botuese, IDEART arriti të bëhet shumë shpejt faktor në fushën e përfaqësimit të librit shqiptar dhe atij të përkthyer në shqip. Falë përkushtimit të stafit, përzgjedhjes së autorëve dhe veprave, përkthyesve, grupit redaktorial dhe paraqitjes së lartë grafike, IDEART ka arritur të krijojë profilin e vet si botues i prirë drejt vendosjes së një sistemi vlerash, të rregullave të paanshme të editorisë, respektimin e të drejtave autoriale, orientimit nga bashkëkohësia letrare dhe hapje për bashkëpunim efikas.

Në botimet e veta, të formatuara për nivele të ndryshme lexuesish, që nga ai akademik e shkollor e deri te lexuesi i zakonshëm, adoleshentët dhe fëmijët, IDEART ka ofruar, nga njëra anë, pikëtakime me literaturën e sotme si përparësi dhe nga ana tjetër ruajtjen e kujtesës së shijes klasike të leximeve përmes prurjeve të përkthyesve të rinj në moshë, por me përvojë dhe sharm gjuhe.

IDEART ka botuar rreth 300 tituj veprash, duke investuar kështu, për librin, autorët dhe lexuesin. Kolanat e botimeve IDEART janë përvijuar në:

LETËRSI SHQIPE, LETËRSI BASHKËKOHORE, LEXIME FILOZOFIKE, LEXIME HISTORIKE, LIBËRNGRËNËSI, BOTIME ENCIKLOPEDIKE, STUDIME-ESE, LIBRI SHKOLLOR, LITERATURË NDIHMËSE, LIBRI DHURATË.

Aty janë botuar vepra të autorëve të shquar si:

Xh. Spahiu, A. Podrimja, Z. Çela, L. Rama, R. Gole, A. Saliaj, A. Leka, A. Tufa, G. Çoçoli, S. Bejko, B. Gjoka, Sh. Tigani, L. Arapi, L. Dano, M. Meksi, A-Ch. Kyçyku, F. Myrtaj, E. Basha, A. Hila, L. Dushi, J. Kelmendi, E. Tanini, P. Kulla, A. Bogdani (letërsi shqipe)

A. Camus, A. Chehov, A. de Botton, A. Munro, A. Scarmeta, B. Tahio, C. Pozzani, E. Sanguineti, F. Uhlman, G. Flaubert, G.G. Marquez, G.T. di Lampedusa, J. London, J. Roth, J. Trout, J. Marias, J. Stern, J. Steinbeck, J.D. Salinger, J.L. Borges, E. Weinberger, H. Wegner, F. Sampson, M. L. Spaziani, O. Sedakova, L. Sacher-Masoch, M.Rilke, N. Berberova, N. Smirnova, R. Kagan, R. Bredbury, R. Forzin, T. Capote, E. Montale, J. Nikolaidis, C. Milosz, Marinetti (letërsi e përkthyer)

Platoni, Aristoteli, More, Vico, Campanella, Volter, Hegel, Kant, Taine, Schopenhauer, (vepra filozofike) Edward Craig, Julia Annas, Patrick Gardiner, Anthony Storr, David Miller, Robert Wolker, Quentin Skinner, Christopher Taylor, Michael Tanner, Richard Tuck etj., (lexime filozofike).

Me këtë strategji kërkojmë që BOTIMET IDEART t’ju nxisin vëmendjen dhe të krijojnë një vend më shumë në bibliotekën tuaj.