skip to Main Content

Images

Shtëpia e Librit OMBRA GVG, e themeluar në vitin 1998 nga Vasilika dhe Gëzim Tafa, është një ndër emrat e njohur në botimet shqipëtare. Veprimtaria e saj është e mbështetur në disa kolana të letërsisë shqipe dhe të huaj, klasike dhe bashkëkohore.

OMBRA GVG përveçse i zgjedh me kujdes autorët dhe veprat e tyre, i përcjell ata në duart elexuesit nëpërmjet një kujdesi të veçantë profesionale dhe grafike, cilësi kjo që e dallon nga shtëpitë e tjera botuese. Shumë nga autorët dhe botimet e OMBRA GVG janë vlerësuar me çmime të rëndësishme për vlerat letrare, artistike apo veçanësinë grafike.

Në vitin 2010, Shtëpia e Librit OMBRA GVG u bë fituese e Çmimit të Bibliofilisë “Lumo Skëndo”, dhënë nga Biblioteka Kombëtare dhe Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve.