skip to Main Content

omsca

Shtëpia Botuese OMSCA-1, e cila e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1997, është nga shtëpitë botuese më të mira dhe më të vlerësuarat të vendit tonë. Ajo dallohet veçanërisht për seriozitetin e punës, që pasqyrohet më së miri në botimet e saj cilësore, e cila bëhet e mundur nga përkushtimi i stafit të saj profesional, i gjithi mbi 15- vjeçar.

Kjo cilësi e botimeve të Shtepisë Botuese OMSCA-1 mund të shquhet si nga pamja e jashtme e botimeve ose ndryshe e karakterit fizik, që janë të parametrave dhe standarteve tepër të lartë, por çka është më e rëndësishmja kjo shtepi botuese dallohet për atë që quhet përpunimi profesional i botimit. Do të ndaleshim pikërisht tek kjo pikë e mjaft e rëndësishmje, që në radhë të parë duket si e padukshme, por është nga më të rëndësishmet për të vlerësuar botimet.

Shtëpia Botuese OMSCA-1, e ka në karakterin e punës së saj që elementë të tillë profesionalë siç janë redaktimi dhe korretimi i veprave t’ju japë vlerësimin maksimal të duhur.