skip to Main Content

supplier_157

Shtëpia botuese “UET Press” është prej pak vitesh në tregun e librave në Shqipëri, por me ambicien për t’u shndërruar në një prej logove më të rëndësishme të tregut të letrave që prej themelimit të saj, ajo ia ka dalë të kthehet në një të tillë dhe të evidentohet në këtë treg. Këtë e dëshmon numri i botimeve, emrat e autorëve bashkëkohorë të përkthyer në shqip, por edhe emra të njohur të letërsisë shqipe, si dhe studiues, e gazetarë të njohur. Disa prej botimeve të saj pa frikë mund të quhen “best seller”.

Numrin më të madh të botimeve të UET Press, e zënë përkthimet e teksteve universitare, të përzgjedhur për t’ju ardhur në ndihmë studentëve të ekonomikut, juridikut dhe shkencave sociale. Pjesën tjetër e zë botimi i monografive shkencore, studimeve, eseve të autorëve shqiptare, botimi i albumeve me fotografi e piktura.

Krahas botimit të librave, UET Press sjell dy herë në vit edhe katër revista shkencore, organe të fakulteteve dhe qendrave të kërkimit shkencor në UET: “Jus&Justicia” “Economicus” “Polis” dhe “Sociological Analysis”, të cilat pasurojnë debatin akademik dhe ofrojnë prurje cilësore të autorëve shqiptarë dhe të huaj në lëmin e shkencave politike, ekonomisë, financave, drejtësisë, antropologjisë, komunikimit etj.