E vërteta për Fan Nolin

978-9928-4108-5-6

Entela Komnino

GLPrint

0.4 kg

234

2017

Libri ‘E vërteta për Fan Nolin’ sjell vështrim të ri për figurën e autorit më të lexuar shqiptar të 100 viteve të fundit, por edhe për kulturën shqiptare sepse është e para ndërmarrje që ofron shpjegime; publicistikë shqiptare- gjuhë shqipe -retorikë. 

Me shume detaje

1,000 L

Pershkrimi

Libri ‘E vërteta për Fan Nolin’ sjell vështrim të ri për figurën e autorit më të lexuar shqiptar të 100 viteve të fundit, por edhe për kulturën shqiptare sepse është e para ndërmarrje që ofron shpjegime; publicistikë shqiptare- gjuhë shqipe -retorikë. Kodi me të cilin Noli 'u bë shqiptar', zbuloi një strukturë të ngjashme vepruese për publicistët shqiptarë të asaj periudhe, në të njëjtën kohë që këto kapacitete formuese shtriheshin deri në fillimet e gjuhës dhe retorikës e për rrjedhojë edhe të qytetërimit të njohur. 

Kodi retorik i Nolit zbërthen situata që përmbysin referencat teorike. Kushtet e krijimit për publicistët shqiptarë në atë periudhë kanë qenë unike: kur nuk kishte as troje e as Shqipëri, gjuha shqipe, e vetmja e ndaluar nga gjuhët e popullsive që ishin nën osmanët, përcillej në botime e gazeta shqip jashtë territorit vilajet. Publicistët shqiptarë i kanë krijuar vetë kushtet e krijimit (botimet, auditorin, madje edhe atdheun), gjë që përbën zhvillim unik me shumë rrjedhoja dhe një fuqi publicistike që mesa duket kishte rrënjë më të thella.

Kushtet sociobiografike të Fan Nolit si autor nuk ishte e vështirë të të çonin tek Ligjërimi I tij, por me pikëpyetjen e madhe se çfarë përfaqësonte ky ligjërim që mbajti gjallë Shqipërinë dhe e bëri shqiptar Nolin e lindur në Turqi dhe jetuar kryesisht në SHBA. Në rastin e fenomeneve mendore dhe sidomos gjuhësore, që të ‘mundësh’ një gjuhë duhet të jesh realisht ‘superiore’ po me gjuhë. Rruga për të shpjeguar Fan Nolin rrëfen edhe shkakun pse shqipja nuk u asgjësua edhe pse u ndalua 300 vjet e nuk u la të shkruhej.

Atdheu në të cilin jetoi, i marrë me mend e madje me ‘frymë’, me emrin/kohë - ‘Shqipëria, çka qenë, ç’është e ç’do të bëhet’, në veprimin shkrimor e kombiar të Nolit, solli një proces me të papritura, varësisht skemave retorike dhe befasisht përfundimeve që kapërcejnë shqipen e nga ku shqipja nga gjuhë e mbijetuar e shqiptarëve të mbijetuar rezulton në një proces gjithëshpjegues me pretendime deri tek emri me të cilin thirret retorika.

Hetimi i ekzistencës, në kufijtë e të mundshmes e të pamundshmes ka një shtrirje të gjerë në tekstet e Nolit dhe në të gjitha formatet e zbatimit të retorikës. 

Vleresime

Shkruaj nje koment

E vërteta për Fan Nolin

E vërteta për Fan Nolin

Libri ‘E vërteta për Fan Nolin’ sjell vështrim të ri për figurën e autorit më të lexuar shqiptar të 100 viteve të fundit, por edhe për kulturën shqiptare sepse është e para ndërmarrje që ofron shpjegime; publicistikë shqiptare- gjuhë shqipe -retorikë.